Capital T merr këtë vendim për bojkot

By

Viti i ri ka mobilizuar artistët që nga studio në studio, nga një televizion në tjetrin, po shfaqen sa më vizivë që të jetë e mundur në xhirimet e programeve festive me rastin e Vitit të Ri.

Sidoqoftë, është një prej artistëve që edhe këtë vit po bën diferencën.

Fjala është për reperin Capital T.

Due to high demand, all hoodies were sold out. Now you can pre-order them on www.csp-fashion.com Chose your favorite limited edition hoodie #WINTERISHERE Hurry up, the quantity is limited ???

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Përkundër një viti shumë të ngjeshur në aspektin muzikor, me hite të njëpasnjëshme ai e ka parë të rrugës të bojkotojë ekranet kosovare duke mos u paraqitur në asnjë prej televizioneve.

Ka tash e një kohë që Capital T refuzon edhe intervistat dhe duket se ky vendim është në vazhdën e frymës së njejtë, për të mos u shfaqur shumë në media.

Duket se Kapos rrjetet sociale për promovim po i mjaftojnë në masë të madhe. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm