Capital T e thotë troç – “Adrola më e bukura”

By

Reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi prej vitesh përfliten për një romancë dashurie.

E së fundmi dyshja veçse kanë nisur t’i hedhin benzinë zjarrit të thashethemeve, duke folur me dozë të vogël, e duke përhapur dyshime të mëdha.

Në një intervistë të fundit Capital T teksa është pyetur për femrën më të bukur shqiptare, ka dhënë përgjigje strikte.

Ai tha se ka vajza shumë të bukura si në Shqipëri e po ashtu edhe në Kosovë, por që përmendi emrin e modeles nga Rrësheni.

“Ashtu siç e thonë të gjithë, Adrola Dushi është vajza më e bukur shqiptare”, tha ai.

Në anën tjetër, Adrola ditë më parë tha se është e lidhur me ‘mashkullin më të bukur shqiptar’.

Prive pati sjellë dëshmi se dyshja janë bashkë, kohë më parë, dhe për këtë mund ta ndiqni linkun e mëposhtëm.

Prive Paparazzi: Adrola e Capital T, ku këtë herë? (FOTO)

Artikuj të ngjashëm