Nxehet situata, Donald dhe Beatrix në dush së bashku! (VIDEO)

By

Raporti mes Donaldit dhe Beatrix prej javësh është në fokus të publikut dhe mbi të gjitha produksionit të “Big Brother VIP”.

Pyetjet se mos “ka diçka mes tyre” fillimisht u dukën si të nxitura nga produksioni, por ku ka zë s’është pa gjë!

Veçanërisht pas daljes së Semit që ishte përceptuar si pengesë në sjelljen e lirshme të Donaldit, ai dhe Beatrix janë afruar goxha shumë.

Dyshja po tregohen të pandarë nga njëri-tjetri e madje afërsinë e kanë çuar në tjetër stad.

Mbrëmë pas mesnatës, ata janë futur në dush së bashku ku s’kanë munguar prekjet e ledhatimet.

@bigbrothervip_tch A mendoni se donaldi ka pelqim per beatrikesen . 😂#foryou #fyp #bigbrotheralbaniavip #viral ♬ original sound – bigbrothervip_tch

Momente simpatike të një kimie mes Donaldit dhe Trixës ka pasur edhe gjatë festës në shtëpi me rastin e 28 nëntorit.

A po lind diçka mes tyre? Si do e presë Bora këtë? Ka kaq shumë dramë që na pret në horizont! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm