Është caktuar një muaj paraburgim ndaj Qëndrim Januzit, i cili dyshohet për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni, në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Ferizaj.
Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore e Ferizajt, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se i dyshuar e ka kryer me dashje “Vrasjen”.
Po ashtu vlerësohet se i dyshuari i ka vënë në rrezik edhe personat e tjerë.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H., në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, me ç ‘rast që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të takuar tani të nderin, ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, ku si pasoj e të shtënave nga plagët e marra nderon jetë”, njofton Gjykata Themelore e Ferizajt, përcjell Klankosova.tv.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.2 e 1.2.3 të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.