Butrinti romantik: Ja çfarë dhurate i bëri mbrëmë prezantueses nga Shqipëria (VIDEO)

By

Pak javë më parë, Prive.al riaktualizoi e para përmes një raportimi relacionin e mundshëm që tejkalon miqësinë mes këngëtarit Butrint Imeri dhe prezantueses nga Shqipëria, Kiara Tito.

Kjo u mohua nga të dyja palët që potencuan se janë vetëm miq.

Por, ditën e djeshme dyshja u kapën mat nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Prishtinë ku ka ardhur Kiara.

E pikërisht kjo e fundit, që shprehet ‘e lodhur me raportimet e pavërteta’ vetëm sa i ka shtuar benzinë zjarrit me një postim pas mesnate, vetëm pak orë pasi u kap mat me Butrintin.

Ajo ka shfaqur një arush, një buqetë me lule dhe çokollata të cilat duket se i ka marrë nga këngëtari me rastin e ditëlindjes së 22-të, ndonëse një gjë të tillë nuk e ka zbuluar qartë.

Sido që të vazhdojë tutje kjo histori ajo që dihet sigurtë është që Kiara s’do i ketë fare mirë punët me fanset e Butrintit. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm