Sot gjatë ditës, Butrint Imeri ndau një fotografi që shqetësoi ndjekësit e tij.
Ai ndodhet në spital ku po qëndron afër nënës së tij, që sipas fotos që ka ndarë është e shtrirë.
Artisti nuk ka ndarë më shumë detaje përtej asaj që fotoja tregon. Ai po i mban dorën nënës së tij teksa postimin e shoqëron me një emoji zemër.
Butrinti në vazhdimësi ka treguar se është shumë i lidhur me nënën e tij. Ai shpeshherë ka ndarë edhe fotografi si kjo më poshtë. /Prive.al