Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula, bashkëpunuan për herë të parë për një projekt të ri muzikor.
Kënga u prit tejet mirë nga publiku, dhe për një ditë publikimi arriti të kalojë shifrën e 2 milionë klikimeve, në platformën Youtube.
“Dale”, ka arritur të shndërrohet në një nga projektet e preferuara në sezonën e verës.
Po ashtu Butrint Imeri, me anë të një postimi në InstaStory, ka treguar se kënga po dëgjohet jashtzakonisht shumë, edhe në vendet perëndimore, duke u renditur në vendet e para në lista. /Prive.al