Blero dhe Afrona realizuan ëndrrën…
Organizuan një ceremoni përrallore e cila do të mbahet mend gjatë.
Buzë detit dhe në mesin e familjarëve e shoqërisë së madhe të tyre, çifti i njohur i estradës u kurorëzuan nën qiellin e hapur për të qenë bashkë tërë jetën.
Këngëtari dhe modelja arritën të shkëlqenin me veshjet e dhëndrit dhe nuses dhe këtë na dëshmuan edhe me fotografi.
Çifti kishte ftuar shumë të famshëm të cilët nderuan ata me prezencën e tyre ndërkaq Shkurte Gashi, Yll Limani e Besnik Qaka dhe të tjerë argëtuan dasmorët.
“Burri më me fat”, shkroi Blero pasi postoi fotografinë e parë pas kurorëzimit ndërkaq Afrona ia bëri edhe një herë me dije burrit të saj, se e do përjetë.
Urime./Prive.al