Historia e dashurisë së Belen Rodriguez dhe Andrea Iannone ka marrë fund. Bukuroshja italiane nuk ka konfirmuar ende asgjë, por ka bërë një postim në Instagram pas shkrimeve që ka lexuar në media duke i falenderuar për vëmendjen.
Mediat italiane njoftojnë se miq pranë Belen kanë treguar se të dy kanë qenë dakord që lidhja të përfundojë.