Bruno, pjesëtari më i ri i grupit “Three Dots Production”, po e feston ditëlindjen.
Ai është çuni më i ri i grupit, ngase të enjten ka mbushur vetëm 25 vjet. Dhe në një ditë të veçantë si kjo për Brunon, miqtë e tij më të mirë, me të cilët ndanë edhe jetën profesionale, e kanë uruar përmes rrjeteve sociale.
Bruno ka marrë mesazhe me fjalë të bukura nga Flori Mumajesi e Klajdi Haruni, të cilët kanë qenë shumë preciz me momentet e urimeve, duke shkruar telegramet në Instagram që në orët e para të ditëlindjes.
“25 Vjeç, gëzuar ditëlindjen vëllai im, dhe pse je më i vogli nuk je më pak i rëndësishëm”, ka qenë dedikimi i Florit për Brunon.
Ndërsa edhe Klajdi ka pasur thuajse të njëjtin urim për Brunon, të cilit po i thonë “vëlla i vogël”.
“Edhe 100 vjeç vëllai im i vogël. Zoti të faltë sa më shumë shëndet, suksese e çdo të mirë në jetë”. /Prive.al