Ekzagjeron Ceca – 10,000 veta më erdhën në koncert (në fotografi s’duken as 500)

By

Këngëtarja serbe Ceca e cila sot ka performuar në Mitrovicën Veriore, ka thënë se në koncertin e saj, kanë marrë pjesë mbi 10 mijë veta.

Megjithatë, në këtë koncert që u mbajt për serbët e veriut nga ish gruaja e gjeneralit serb Arkan, nuk duket të kenë qenë hiç më shumë se 500 veta.

Nga fotografitë e publikuara në rrjete sociale, grumbulli i njerëzve që kishin dalë ta ndiqnin Cecën në koncert, s’ishte aq i madh sa këngëtarja po pretendon.

“Sot më shumë se asnjëherë jam emocionuar në Kosovë. Mbi 10,000 veta në koncertin tim”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

Ajo erdhi t’iu këndonte serbëve, në një protestë kundër taksës 100% që Qeveria e Kosovës iu ka vendosur produkteve serbe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm