Bruno i del në mbrojtje Dafinës!

By

Më herët gjatë ditës Prive njoftoi deklaratën e Dafina Zeqirit kundrejt kritikave për këngën e fundit “Dumlla Dumlla” për “përmbajtje tallava”.

E porsa lajmi u publikua, në mbështetje i doli Bruno nga sezoni i parë i Big Brother VIP Kosova.

“Muzika nuk ka formulë, mjafton e bukur dhe kaq. Dafina Zeqiri është artiste që vetëm guxon dhe nuk njeh filtra në art. Me pak fjalë, artiste”, shkroi Bruno në postimin e Prives në Instagram.

Fansat drejtuan akuzat drejt Dafinës duke e kritikuar atë se po sjellë këngë që i takojnë zhanrit tallava.

“Krejt zhanret e muzikës i punoj i këndoj prej zemrës. Një zhanër mund të kem për qejfi a vetëm t’rrej nëse thom që kur e ni një kong komerciale në diskotekë nuk më lëvizin krahët. I dua të gjitha dhe do të krijoj me kënaqësi muzikë në çdo zhanër”, shkroi ajo.

“Sepse mundem dhe do ta bëj”, përfundoi Dafina.

 

Artikuj të ngjashëm