Arriti famë të jashtëzakonshme, koncerte të panumërta dhe me një publik që ulërinte sa herë ai e grupi i tij ngjiteshin në skenë.
Dhe suksesin e tij, këngëtari Bruno, ia dedikon pikërisht atyre që qëndruan gjithmonë prapa tij.
Bruno që dje sapo publikoi këngën e re, baladën e dashurisë “A më do”, ku shfaqet me aktoren e serialit “O sa mirë”, Arta Nitajn, suksesin e tij ia mvesh pikërisht grupit “Three Dots”.
Ata kanë qenë gjithnjë të pandashëm, që nga fillimi, Flori Mumajesi, Bruno e Klajdi Haruni, e sot ende mbeten të tillë.
Për përgjigjen e tij, e po ashtu edhe plot të tjera, ndiqeni intervistën 60 sekondëshe të Brunos në Prive: