Brendi Valdrin Sahiti, jo më vetëm në veshje (FOTO)

By

Dizajnet e veçanta të kreatorit Valdrin Sahiti, nuk do të kufizohen më vetëm në veshje. Një produkt i ri do mbajë simbolin “VS” dhe nuk ka të bëjë me gardërobën.

Janë gotat e reja të plastikës për kafenenë Sach Caffe në Prishtinë, që do kenë të shënuar markën e njohur të Vadlrinit.

Këto gota për “take away coffe”, janë të gatshme për klientët e këtij lokali në kryeqytet dhe njërën nga to Valdrini e ka postuar në Instagram, duke e prezantuar si brendin e tij të ri.

“A kemi me pi kafe tash e tutje në gotat më trendi në Prishtinë?”, e ka parashtruar pyetjen Valdrini, duke publikuar një fotografi ku mbanë në dorë njërën nga këto gota. /Prive.al

A kena me pi kafe tash e tutje ne gotat ma trendi ne PR ???? #valdrinsahitiofficial #sachxvs Coffee first ,style later !

A post shared by Valdrin Sahiti Official (@valdrinsahitiofficial) on

Artikuj të ngjashëm