Është periudha më e bukur e vitit dhe thuajse që të gjithë të famshmit, pavarësisht angazhimeve që kanë, këtë ditë e rezervojnë ekskluzivisht për familjet e tyre.
Traditës së festës së Krishtlindjeve në familje, nuk i ka ikur as këngëtarja Rita Ora, e cila ka qenë e pranishme në një darkë familjare me prindërit, motrën dhe gjyshet e saj.
Këngëtarja ka festuar pranë më të dashurve, e po ashtu ka marrë edhe dhurata, përfshirë këtu diçka nga Burberry, por që nuk e ka bërë publike se çfarë është.
Bazuar në videot që ka publikuar në Instagram, ajo ka kaluar një mbrëmje të bukur pranë familjarëve të saj, gjë që rrallë herë e bën për shkak të udhëtimeve të tepërta për koncerte. /Prive.al