Këngëtarja e famshme shqiptare Lindita Halimi, ka blerë shtëpinë e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po jeton me familjen e saj.
Me bashkëshortin Edward dhe me vajzën Kaimana, ajo ka nisur një jetë të re në SHBA, megjithatë, nuk po e lë mangut aktivitetin e saj artistik.
Ndonëse më pak aktive në muzikë për momentin, Lindita nuk po e lë anash fotografinë prandaj në shtëpinë e saj ka krijuar një studio fotografie.
E pajisur me një kënd të posaçëm, kati i fundit i shtëpisë së saj ka çdo gjë që të duhet për të nxjerrë fotografitë personale, nga ato që bëjnë yjet në studiot e fotografëve të njohur.
Me reflektorë e mure të bardha, kjo pjesë e shtëpisë së saj siç duket do i shërbejë shumë për të përmbushur pasionin Linditës. /Prive.al