Këngëtarja e mirënjohur Jehona Sopi në një prej paraqitjeve të rralla në rrjete sociale, mbrëmë zuri vend në mesin e profileve të mikeshave të saj në rrjete sociale me një moment të veçantë – ditëlindjen.
Sipas biografisë zyrtare e lindur në vitin 1980, Jehona mbushi plot 36 vite jetë në një festë në shtëpinë e saj në lagjen Marigona Residence në prani të familjarëve e shoqërisë.
Ndonëse festa ishte mjaft private, Prive.al ju sjell disa foto nga eventi spontan ku të pranishme nga estrada ishin edhe Nora Istrefi dhe Vesa Luma.
Edhe 100 për Jehonën! /Prive.al/