Këngëtari Ermal Fejzullahu, shpesh e ka prezantuar shtëpinë e tij me fansat, por vetëm nëpërmjet fotografive të publikuara në Instagram, nga një qoshk i shtëpisë.
Por, asnjëherë nuk e kemi parë në tërësi brendinë e saj të mahnitshme.
Fejzullahu që për një kohë të gjatë është pjesë e skenës muzikore, ka edhe një standard të mirë jete falë punës që bën dhe fitimeve ë ka nxjerrë nga arti i tij.
Ai posedon një shtëpi të ndërtuar në lagjen “Marigona” në Prishtinë, ku jeton me gruan Arianën dhe tre fëmijët e tij.
Më së miri, shtëpinë e Ermalit mund ta shihni gjatë një interviste që ai ka dhënë për emisionin Prive, ku sjellë pjesë nga kjo vilë e bukur që ka në pronësi.
Ndiqeni videon në vazhdim!