A po largohet nga muzika Labi?!

By

Aktiviteti politik i Labinot Tahirit ka vënë në dyshim atë muzikor. Lajmet e shumta kanë qenë se artisti do të lërë karrierën në muzikë, e po ashtu nuk kanë munguar as deklaratat e Tahirit se do të shkëputet.

Por kjo duket se nuk do të ndodh për momentin, pasiqë Labi po vazhdon me koncerte.

Madje, një të tillë do ta mbaj këtë javë së bashku me 2Ton.  Edhe pse kishte thënë se projekti i fundit do të jetë kënga “Ti e din”, këngëtari vazhdoi edhe me prurje të reja ku para dy muajsh tashmë deputeti i Kuvendit të Kosovës lançoi “Paramendo”.

Mesa duket është e vështirë ti thuash lamtumirë, dashurisë së parë e për këtë arsye Labi nuk po ndalon karrierën muzikore./Prive.al

Artikuj të ngjashëm