Brenda festës surprizë për ditëlindjen e Liberta Spahiut

By

Më 4 janar, moderatorja shumë e dashur Liberta Spahiu festoi ditëlindjen dhe mbushi 35 vjet.

Në jetën personale, një person shumë i dashur dhe i këndshëm, miqtë e saj nuk kishin se si të mos organizonin festën më epike të këtij viti.

Një grua që i takon shenjës së Bricjapit i do shumë surprizat, vallëzimin dhe qejfin – e pikërisht kjo surprizë tregon se sa mirë e njohin dhe e vlerësojnë rrethi i saj i ngushtë.

Një festë e madhe e kuruar në çdo detaj, në një ambient festiv për të cilin u kujdes Grand Decor, ishin të ftuar dhjetëra persona, që i takonin industrisë së artit dhe zbavitjes, e nuk munguan personat më të afërt të moderatores.

Në festë kryefjala ishte vetëm ‘vajza e ditëlindjes’ dhe si për ta theksuar këtë më shumë, në sallën e ditëlindjes ishte një poster i madh i fotografisë së Libertës (pjesë e photoshotting-ut të saj të fundit me Arton Humollin) dhe tabela të vogla me fytyrën e moderatores – detaje për të cilat u përkujdes MyPrint.

Njerëz që vallëzonin, qeshnin dhe Liberta që shijonte në maksimum ditën e saj, përshkonin një energji të paparë në një festë më se të merituar për Libertën, e cila përmbylli edhe një vit tjetër tejet të suksesshëm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm