Një vit më parë, motra e aktores Teuta Krasniqi, Bubulina u bë nënë për të parën herë.
Pas martesës me Pëllumb Kallabën, çifti, i angazhuar në mision diplomatik në Bullgari fituan epitetin e prindit.
Nga ajo kohë, fare pak u kuptua mbi jetën private.
Munguan fotot e djalit, paraqitjet publike e dukej se do duhej ditëlindja e parë që të publikohen fotot e para.
Ka qenë Teuta ajo e cila ka publikuar një fotografi familjare nga festa e ditëlindjes së parë të Noelit të vogël, të cilit i urojmë edhe shumë të tjera. /Prive.al