Këngëtari i ri e mjaft i talentuar, Alban Ramosaj, ditën e shtatë marsit e ka ndër më të veçantat e tij.
Kjo pasi pikërisht në këtë datë, ai feston ditëlindjen e tij e normalisht në raste të tilla festat e ‘shfrenuara’ nuk do të mungojnë.
Ai u pa në një lokal të Tiranës në praninë e disa miqëve mjaft të afërt përfshirë këtu edhe motrën Beatrixën e cila është në çdo hap pranë tij.
Një festë tipike ‘mashkullore’ ishte edhe ceremonia e ndërrimit të viteve për këngëtarin e ri i cili premton shumë për muzikën shqiptare. /Prive.al/