Brenda festës madhështore të ditëlindjes së Soni Malajt – këngëtarja na prezantoi me të bijën

By

Së fundmi Soni Malaj ka festuar ditëlindjen.

Duke i hyrë epokës kuadragjeniare, këngëtarja organizoi një festë madhështore për 40-vjetorin e saj.

Të ftuar kishte shumë persona që ishin miq të afërt të këngëtares, familjarë e kolegë.

Ndonëse këngëtarja mban shumë larg publikut vogëlushen e saj Annës, ajo ishte prezente në ditëlindjen e mamit të saj.

Nënë e bijë janë ngjitur në skenë ku kanë kënduar së bashku për të argëtuar të gjithë të ftuarit.

Më poshtë mund të shihni edhe pamje të shkëputura nga festa e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm