Kallashi tregon shumën e dëmeve në ‘Cobra City’ (VIDEO)

By

Shkrumb e hi. Kështu e gjeti dita e sotme lokalin e famshëm Cobra City të valltares Kallashi në Landovicë të Prizrenit.

Donjeta në një intervistë për Klan Kosova shpjegoi ngjarjen në bazë të verzionit të rojave që pësuan lëndime.

‘Dy persona me dy çanta të zeza dhe maska kanë hy brenda në zyre te djemtë dhe i kanë drejtu revolen djemëve’ – është shprehur Kallashi.

Dëmet vlerësohen në shifrën e 200.000 eurosh teksa hetimet sipas policisë janë në fazën fillestare. Deri tani, të intervistuar janë dy persona/Prive.al/

Artikuj të ngjashëm