Brenda festës fantastike për 1 vjetorin e vajzës së Fjolla Morinës

By

Alayah, vajza që u bë temë e shtypit ende pa ardhur në këtë botë sot shënon një ditë të veçantë.

E bija e këngëtares Fjolla Morina mbush plot një vit në këtë botë dhe kjo ditëlindje e parë nuk do shkojë dosido.

Ka qenë krijuesja e hitit ‘Trileqe’ ajo që është përkujdesur në çdo detaj për festën e së bijës që ka nisur para pak minutash në një prej lokaleve.

Me një dekor fantastik nga Grand Decor dhe veshje deri në detaje ku nënë e bijë shfaqen të kombinuara me shije, gjithçka duket të jetë gati për një mbrëmje përrallore.

Alayah, të dëshirojmë edhe 100 të tjera. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm