Anjeza Shahini është e martuar me një diplomat nga Britania e Madhe me emrin Edward Connolly prej tri vitesh, ndërsa çifti tani është bekuar edhe me një vajzë që e quajnë Tori (Victoria Kelis Connolly) e që sapo ka mbushur 1 vjet.
Festa e parë e ditëlindjes përfshiu edhe pagëzimin e Torit, dhe mami Anjeza hyri pak më vonë në Instagram të ndajë lajmin dhe disa foto nga dita e bukur e familjes.
“Shtatzani e shkurtër, por një vit i mbushur me dashuri. Sot festuam ditën e pagzimit të Torit, sëbashku me ditëlindjen e parë të saj që ishte dje. Ishte një ditë shumë e bukur, faleminderit të gjithë juve që na e bët edhe më të bukur me prezencën tuaj dhe që kënduat “Shumë urime për ty” në dy gjuhë bashkë me ne.” – shkruan ajo në llogarinë e saj në Instagram teksa ka ndarë edhe një foto më vogëlushen.
Ajo po ashtu shkroi se do të postojë ende më shumë foto më vonë dhe mbajti premtimin. Ajo ndau momente të shkëputura nga pagëzimi i vajzës.
“E lumtur të ndaj me ju këtë moment shumë të veçantë për familjen tonë, pagzimi i Torit.” – shkroi ajo nën disa foto që ndau në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al