Brenda ditëlindjes mahnitëse të vajzës së Lyrical Son

By

Janari i vitit 2016 për reperin Lyrical Son dhe bashkëshorten e tij Gresën do mbahet mend përgjithmonë.

Ishte pikërisht kjo periudhë e vitit që pas një lidhje të gjatë i solli dyshes bekimin e madh, ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Evës.

Nga ajo periudhë, jeta e çiftit ka ndryshuar për 180 shkallë duke u mbushur me plot ngjyra me praninë e vajzës.

E me kohën që ec shpejt, ditëlindja e parë e Evës është afruar dhe për këtë moment të rëndësishëm, familja Arifi ka organizuar një festë mahnitëse me familjarë e miq.

Festa që po zhvillohet sot pasdite në një prej restoranteve të kryeqytetit është kuruar deri në detaje nga kompania numër një e organizimeve të eventeve në vend, Grand Decor.

Krahas punës së Shemsije Dërmakut me ekipin e saj në dekor, kujdes i vecantë i është kushtuar edhe pjesës së ëmbëlsirave me të cilat është marrë pastiçeria Gelato.

Prive.al ka siguruar disa fotografi të realizuara nga Norik Uka që shpalosin më shumë nga detajet e dekorit të cilat ua sjellim më poshtë.

alaudin-nin

ditlindja

ditlidnja1

ditlindja3

Artikuj të ngjashëm