Brenda ambientit magjik për pritjen e Leartës dhe Matinit (FOTO)

By

Këngëtarja e famshme Shyhrete Behlili, është bërë gjyshe për herë të parë dhe kjo i ka sjellë shumë gëzim familjes së saj.

Ndonëse nusja e saj Learta Jakupi, vogëlushin e lindi në Dortmund të Gjermanisë, është koha që ata të kthehen në Kosovë për të vazhduar me jetën këtu, pasi Matini tashmë ka marrë edhe nënshtetësinë e njërit prej vendeve më të zhvilluara në botë.

Për pritjen e tyre, familja Salihu ka organizuar një festë ndërsa ambient është përrallor.

I dekoruar nga njëra prej kompanive më të mëdha për dekorimin e ambienteve festive, Grand Decor, dhoma ku do pritet Matini është magjike.

Me qirinj ngjyrë të kaltër, shishe uji e perde që nga prapa kanë një dritë po ashtu blu, ky ambient të jep ndjesinë se nuk je në realitet por brenda ndonjë përralle. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm