Aktori i famshëm amerikan Brad Pitt, raportohet të ketë thënë se mendon që është gjë e “shpifur” që Angelina Jolie e ka bërë publik divorcin.
Çifti që u ndanë gjatë vitit të kaluar, gjatë kësaj kohe kanë punuar me çështjet ligjore rreth divorcit, që i tëri u zhvillua me dyer të mbyllura.
Por sërish ka detaje që janë bërë publike dhe ylli filmave amerikanë, mendon se kjo do të ndikojë shumë keq tek fëmijët e tyre.
Revista amerikane The Blast, shkruan se Brad mendon që është gjë e tmerrshme që Jolie, ka lejuar që detaje të divorcit të bëhen publike sepse sipas tij, disa nga fëmijët e tyre janë mjaftueshëm të rritur sa t’i lexojnë të gjitha lajmet rreth prindërve të tyre në rrjete sociale, transmeton Prive.