Jemi mësuar që vitet e fundit shumë artistët shqiptarë të kapin shifra marramendëse të klikimeve në sajtin e Youtube.
Trendin e para e nisi kënga “Të ka lali shpirt” ku arriti të kapë 100 milion klikime për një kohë rekord e teksa tashmë ka të grumbulluara 224 milion klikime duke u bërë kështu projekti shqiptarë më i klikuar ndonjëherë.
Rrugën e njejtë duket se po ndjek edhe bashkëpunimi mes Encës dhe Noizyt “Bow Down” këngë kjo që kapi shifrën e 40 milion klikimeve edhe atë në interval kohor prej vetëm 4 muajve.
Këto shifra duken marramendëse nqs krahasojmë numrin e shqiptarëve me numrin e klikimeve por duket se projekte të tilla nuk mbeten vetëm ndër shqiptarë ato po depërtojnë edhe më gjerë.
Pavarsisht kësaj Enca dhe Noizy e arsyetojnë disi këtë shifër pasi që kanë qenë mjaft aktiv sa i përket mbrëmjeve muzikore e një nga arsyet e këtij angazhimi të madh padyshim që ka qenë projekti në fjalë. /Prive.al/