‘Bow down’, hiti i Ballkanit sipas prestigjiozes zvicerane

By

Epiteti i një super hiti u vulos ende pa u publikuar zyrtarisht.

Kurreshtja e madhe për bashkëpunimin mes Encës dhe Noizyt ‘Bow down’ ishte aq e madhe saqë si rrallë herë, në internet rrodhën dhjetëra versione të papërfunduara nga fansat të cilëve nuk iu pritej publikimi.

Edhe pas publikimit, pritshmëritë nuk dolën të gabuara dhe ‘Bow down’ filloi të dëgjohej në çdo cep me ngritje stratosferike të shikimeve në Youtube.

E përpos në trevat shqipfolëse. ky projekt ka rënë në sy edhe të zvicranëve dhe duket se falë shqiptarëve të shumtë në numër, edhe atje ky projekt po dëgjohet me të madhe.

Ka qenë gazeta me qarkullimin dhe tirazhin më të madh, 20 Minuten ajo që i ka kushtuar një shkrim preferencave të shtetasve zviceran për muzikën e Ballkanit.

Me theks të veçantë, artikulli ndalet tek dueti mes Encës dhe Noizyt ‘Bow down’ me mbi 15 milionë shikime që ka thyer rekorde në dëgjueshmëri.

Prive.al nga miqtë shqiptarë që na ndjekin ka siguruar artikullin e publikuar sot të cilin ua sjellim më poshtë.

 

Artikuj të ngjashëm