Besoni ose jo, Ermal Mamaqi kthehet në ‘Portokalli’

By

Ishte arena në të cilën mori famën si aktor.

Për vite të tëra përgjatë periudhës së artë, Ermal Mamaqi u bë i preferuari i shumëkujt me rolet në ‘Portokalli’ si pjesë e ‘THE SHBLSH’.

Kapitulli u përmbyll rreth 12 vite më parë me largimin e humoristit nga ‘Portokalli’.

Pas më shumë se një dekade, Ermali do të kthehet për një natë.

Mamaqi do jetë pjesë e një skeqi me aktorin Rezart Veleshnja i cili tashmë bën rolin e Erion Braçes të cilin e realizonte dikur vetë Mamaqi në ‘Portokalli’.

Kjo lëvizje vjen në kuadrin e hapjes së Top Channel ndaj figurave të cilat dikur do ishte e paimagjinueshme të dilnin në ekranin e madh pas largimit.

Momentalisht s’na mbetet gjë tjetër pos të presim skeqin e përgatitur për nesër mbrëma. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm