Dita e sotme nisi me një aksion të madh të Inspektoratit Policor të Kosovës kundrejt një numri të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë.
Afro 50 prej tyre përfunduan në pranga.
Arrestimet i kanë sjellë në kujtesë Donjeta Kosumit një ngjarje të para shtatë viteve, kur ajo ishte arrestuar në gusht të 2015-ës.
Muaj më pas, ajo në një intervistë pati deklaruar se komandati i atëhershëm i Policisë për rajonin e Prizrenit ishte sjellur keq me të gjatë shoqërimit në stacion policor.
Të njëjtën e ka ndarë me ndjekësit sot, në një nga ato momente që dëshmon se “bota rrotullohet”.
“Qysh po më kujtohet fytyra jote kur the: Kqyrja fytyrën krimineles” – ka deklaruar Kallashi në Instagram.
Aktualisht, Krasniqi nuk raportohet në listën e të arrestuarve por shumica dërmuese e stafit të Policisë Kufitare që ai drejton, po!. /Prive.al