Shoqe apo e dashur, por reperi shqiptar do e ketë bukuroshen në klip!

By

Në Prill të 2017-tës Prive bëri publik ‘sekretin publik’ të reperit Gent Fatali i cili po shijonte për një periudhë relativisht të gjatë një romancë të dashurisë me Rrona Markun, motrën e këngëtarit Mark Marku.

Për arsye të panjohura, Genti në atë kohë zgjodhi të mos e pranojë lidhjen por pak mbeti për t’u dyshuar më pas me postimet e dyshes nga vende të njejta e në momente që asociojnë me ato të një çifti.

E duket se relacioni (miqësor apo më shumë) po vazhdon.

Rrona do jetë protagoniste e projektit të ri muzikor të reperit që mban titullin ‘Sa jena t’ri’.

Mes tjerash, në një prej postimeve të fundit në Instagram, Genti i ka dhënë motrës së Mark Markut epitetin e ‘të bukurës së spotit’.

Ndryshe, kjo s’është hera e parë që Rrona merr pjesë në klipet e Gentit. Ajo, ‘sefte’ e kishte pasur në ‘Çka don ajo’ në bashkëpunim me Capital T. /Prive.al/

A post shared by Rrona (@rronamarkuu) on

Artikuj të ngjashëm