Bota në mes të pandemisë, këngëtari u desh të riemëronte albumin

By

Këngëtari fitues i çmimeve Grammy, Sam Smith, e ka riemëruar albumin e tij të ri pasi nuk ndjehej rehat të publikonte një album të titulluar “Për të vdekur” gjatë pandemisë koronavirus.

Sam Smith Net Worth - Fox news international brand

Duke u shfaqur në emisionin e mëngjesit të BBC në Zoe Ball në BBC 2, të premten në mëngjes, krijuesi i hitit “Stay With Me” tha që ata e kuptuan rëndësinë e të qenurit “të ndjeshëm” për fansat në mes të krizës globale.

Covid-19 ka infektuar më shumë se 2.1 milionë njerëz dhe vrarë mbi 147,000 në të gjithë botën, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

“Albumi im kishte fjalën ‘vdes’ në titull, gjë me të cilin thjesht nuk u ndjeva rehat, me atë që po ndodh (koronavirus) dhe është aq e rëndësishme për mua që të jem i ndjeshëm për fansat e mi dhe për njerëzit që dëgjojnë muzikën time,” tha ylli.

Ai vazhdoi: “Kjo ka qenë një kohë me të vërtetë e trishtuar dhe e tmerrshme për ne, kështu që unë kam ndryshuar titullin e albumit, do të ndryshoj kopertinën e albumit.”

Burimi: CNN

 

 

Artikuj të ngjashëm