Disa orë më parë raportuam mbi iniciativën që disa nga artistat më të famshëm shqiptarë morrën për themelimin e një nëngrupi të tifozave të cilin e kanë emëruar ‘Bordi i bordeve’.
Mëngjesin e sotëm ata postuan një foto ku tregonin se po niseshin për Shkodër në mbështetje të përfaqësueses e tashmë përmes Instagramit na njoftojnë edhe me atmosferën që po mbretëron në atë mes.
Duket se ata po kalojnë për mrekulli së bashku e pasi që ky rrugëtim është i pari i këtij lloji i cili do të shërbejë edhe si inspirim për grupe të tjera njerëzish të marrin iniciativa të tilla në mbështetje të Kosovës sepse siç dimë është ende në hapat e parë të prezantimit ndërkombëtar. /Prive.al/