Bora Zemani vjen me një format të ri në ekran

By

Bora Zemani duket se ka shkuar në Tring për të qëndruar!

Prezantuesja e njohur pas programit tre-mujor, ‘Treshat’ që i shoqëroi shikuesit gjatë verës, ka nisur punën për një tjetër projekt.

Këtë rradhë, Bora do jetë në drejtimin e një spektakli ‘reality-shoë’.

Ky format do të ketë në fokus dizajnerët shqiptarë të cilët do të garojnë me njëri-tjetrin për t’u zgjedhur si më i miri.

Promo e programit është publikuar tashmë me ç’rast Bora shkurtimisht ka shprehur edhe përshtypjet e saj të para.

‘Shumë e lumtur që më është besuar drejtimi dhe një pjesë e gjykimit të një produksioni të tillë.  Një mundësi e artë për ata që e duna modën. 10 konkurentë do të përballen çdo javë me sfida të reja’ – ka deklaruar Zemani e cila duket të jetë tejet e lumtur për këtë format të ri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm