Prej disa javësh dyshohet sa i përket një bashkëpunimi mes Don Xhonit dhe Loredanës.
Dyshja u panë shumë të afërt gjatë verës, kur artistja qëndronte në Kosovë për qejf dhe për punë.
Ajo u pa prezente në publik në një nga koncertet e Don Xhonit teksa shkëmbyen mes vete edhe dhurata.
E më në fund është zyrtare.
Don Xhoni dhe Loredana kanë gati duetin e përbashkët që vjen më shpejt nga ç’mund ta keni imagjinuar.
Fiks sot një muaj, do të publikohet kënga e dyshes “Gjuj për to”.
Lajmin e kanë konfirmuar vet artistët përmes postimeve në Instagram.
Një super hit! /prive.al