Javë më parë, Prive raportoi ekskluzivisht përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë” se Tuna dhe Cozman po rikthehen bashkë në muzikë.
Ata u dakorduan në fund të vitit të kaluar për një projekt i cili erdhi befasi për shumëkë.
Lajmet tona sigurisht që do konfirmohen me patjetër!
Ka qenë këngëtarja e njohur që ka paralajmëruar këngën e rradhës përmes një postimi në Instagram.
View this post on Instagram
Aty, si për t”i vënë vulën e asaj që pritej e përflitej prej kohësh, ka komentuar Cozman duke vendosur emoji të stuhisë dhe bombës.
Postimi i Tunës është shpërndarë po ashtu nga menaxheri i Cozman, Dekor Sahiti duke i vënë vulën gjithçkaje.
Burime tona precizojnë se bëhet fjalë për duetin e përbashkët, që është njëherësh arsyeja pse reperi ka ardhur në Prishtinë këto ditë, për të xhiruar videoklipin.
Mezi po presim! /Prive.al