Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


‘Bonbon’ kënga e ditës në Shazam! – Privé – Faqja Zyrtare

‘Bonbon’ kënga e ditës në Shazam!

By

Era Istrefi nuk po ndalet me sukseset e saj në arenën ndërkombëtare. Sot, kënga ‘Bonbon’ ka arritur të marrë primatin e këngës së ditës në aplikacionin Shazam.

Në të ftohen përdoruesit që të njihen me yllin nga Kosova që po godet top listat ndërkombëtare.

‘Zbuloni senzacionin e ri më të nxehtë të muzikës pop në Europë’ – shkruan mes të tjerash në aplikacionin që ka mbi 100 milionë përdorues.

Ndryshe, Era me këngën e saj ka kaluar miliona dëgjime edhe në Spotify, duke qenë artistja e vetme shqiptare që vepron në trojet tona e që po korr suksese të jashtëzakonshme në platforma të tilla. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm