Big Brother i bën surprizën e madhe Arjolës, i dhuron apartament

By

Arjola Demiri mori një surprizë të madhe nga Big Brother VIP.

Ajo, gjatë gjithë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka treguar vështirësitë që ka kaluar si nënë e vetme për të rritur tre fëmijët e saj.

Por, Big Brother dhe Top Channel i bënë një surprizë aktores së njohur. Fillimisht ajo u takua me fëmijët e saj, por pas pak minutash, Arbana zbuloi se Arjola ka marrë një apartament për të jetuar me fëmijët e saj.

Ky lajm i emocionoi të gjithë. Kujtojmë që Arjola, më herët, ka deklaruar se në rast se fitonte Big Brother, do të blinte një banesë për fëmijët e saj./TCh

Artikuj të ngjashëm