Boksieri shqiptar po bëhet baba për herë të parë – zbulohet gjinia e foshnjës

By

Florian Marku, një nga boksierët më të suksesshëm shqiptar që vepron në Londër, ka njoftuar se po bëhet baba.

Ai dhe partnerja e tij Eirini organizuan edhe një festë ku zbuluan gjininë e foshnjës.

Boksieri ka zbuluar përmes një video nga festa e organizuar me familjarë e miq se çifti do të bëhet me djalë.

Teksa çan tullumbacen, ai kaplohet nga emocionet dhe në fund puth partneren e tij. “Faleminderit Zotit presim një djalë”, shkruan Floriani krah videos së publikuar në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm