Llogaritet ndër sportet më të vështira dhe për të bërë boks, duhet kondicion i paparë dhe fuqi e madhe trupore.
Edhe boksierët më të mirë në botë,s ‘kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim aty këtu.
Por as Dua Lipa që po e pëlqen ta praktikojë boksin si sport, nuk ia ka dalë të mos kthehet në shtëpi pa i çarë duart pak.
Këngëtarja ka publikuar në Instagram një fotografi, ku shihet me duart e lënduara nga boksi dhe varrët janë me të vërtetë të dhimbshme nga ajo që shihet në imazh.
“I copëtova duart këtë mëngjes”, ka shkruar ajo, duke treguar lëndimet që ka marrë. /Prive.al