Cila është e vërteta e raportit mes Can Yaman dhe Demet Ozdemir?

By

Dy aktorët e famshëm turk Can Yaman dhe Demet Ozdemir kanë qenë së fundmi të ftuar në emisionin italian të shoubizit “Verissimo” në Canale 5.

Ata të dy morën famën në shtetin fqinj pasi u transmetua telenovela “Një puthje në errësirë” që theu rekordet e shikueshmërisë.

Interesimi i madh bëri që ata të jenë të ftuar në mediat italiane.

Dy aktorët e famshëm turk morën shuma marramendëse për

Dy aktorët e famshëm turk morën shuma marramendëse për

Dy aktorët e famshëm turk morën shuma marramendëse për

I pari që dha intervistë përballë moderatores së njohur, Silvia Toffanin, ishte Can dhe më pas Demet. Mediat turke dhe italiane shkruajnë se për të dhënë këto intervista janë paguar shumë.

Mediat turke kanë raportuar se Demet është paguar plot 30 mijë euro për intervistën në televizionin italian. Nga ana tjetër thuhet se Can është paguar 50 mijë euro, sepse ai ka arritur një famë të jashtëzakonshme në shtetin fqinj.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë xhirimit të serialit “Një puthje në errësirë”, u tha se Can dhe Demet kanë patur një lidhje dashurie edhe në jetën reale, edhe pse ata të dy e kanë mohuar një gjë të tillë.

Në intervistën për “Verissimo” që të dy janë shprehur se janë thjeshtë miq. Gjithashtu ata zbuluan se janë beqarë.

Artikuj të ngjashëm