Blerta Deliu flet për sfidat e gruas në profesionin  e saj

By

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka rrëfyer shumë gjëra interesante për veten dhe familjen e saj.

View this post on Instagram

#PDK112 #KadriVeseli1 #BlertaDeliuKodra9

A post shared by Blerta Deliu Kodra (@blertadeliu.official) on

Duke nisur nga fëmijëria, Blerta tregoi se është rritur me ëndrrën që ta shohë vendin tonë të lirë.

Deliu flet për fëmijët e saj dhe si ata në mënyrë konstante edhe pse të vegjël në moshë, janë mbështetësit e saj më të mëdhenj

Për një është e sigurt, edhe pse ajo nuk ka kalur të gjithë kohën e saj pranë fëmijëve, ajo e di që fëmijët e saj e kuptojnë se cka do të thotë të jesh përfaqësues dhe e kuptojnë që nëna e tyre ka një mision të shenjtë, kundrejt qytetarëve të Kosovës.

Image result for blerta deliu parlament

Ajo gjithashtu flet edhe për sfidat e saj si grua që kyçet në politikë. Ajo e pranon se nuk e ka qenë e lehtë të thyhen barrierat, por pët fat të mirë familja, shoqëria e saj, dhe subjekti politik në të cilin ajo beson, i kanë dhënë besimin e mjaftueshëm që ajo të ngritet.

“Gjatë muajve të parë të angazhimit në politikë, si grua natyrisht kam pasur sfida, por ka pasur shumë rëndësi shtëpia në të cilën jam futur Partia Demokratike e Kosovës , më kanë pritur jashtëzakonisht mirë.” thotë Deliu duke kujtuar fillimet e saja.

“Por adresa e parë dhe kryesorë është shtëpia imë, nëna, babai motrat dhe vëllezërit e mi por edhe bashkëshorti im të cilët më kanë dhënë mbështetjen më të madhe që unë të angazhohem në politikë dhe t’i sfidoj barrierat të cilat nuk janë të lehta për gruan.” – thotë Deliu duke theksuar se ky është një ambient komplet tjetër, një ambient më i rëndë por besimi i qytetarëve që e ka marrë në baza ditore e kanë shtyrë atë që të mos ndalë rrugëtimin e saj.

Këto e shumë të tjera, Deliu flet gjerësisht në një nivel tejet personal për Prive, të cilat mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm