Blero zbulon dashurinë e parë (VIDEO)

By

Mysafiri i sontëm në emisionin “N’drrimi i Natës” me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, ishte Blero, i cili foli rreth jetës dhe karrierës së tij ndër vite.

Këngëtari i cili shpesh herë qëndron në ballinën e mediave rozë, ndër të tjerash tregoi njërën prej arsyeve se pse do të kthehej në Suedi, atje ku edhe ka jetuar për shumë vite.

“Veç nëse do më thoshte Tara ose Afrona, do kthehesha”, tha Blero.

Përveç kësaj, në rubrikën  ‘haje ose ndaje’, Blero zbuloi dashurinë e tij të parë.

“Linda Nurgren– ishte suedeze, isha shumë i dashuruar me të”, tha Blero për femrën me të cilën ishte në lidhje për rreth dy vjet./Prive.al

Artikuj të ngjashëm