Blero vs Adonisi: Nëna e Teutës flet për të parën herë për të dy!

By

Në dokumentarin ‘E vërteta e fshehur e yjeve – Teuta Krasniqi’ i cili tashmë renditet ndër më të shikuarit të llojit të tij, një rëndësi e madhe iu kushtua edhe rrëfimeve të nënës së aktores, zonjës Edibe.

Zonja në fjalë, tregoi për Teutën që prej idesë për emër, fëmijërisë, adoleshencës e sukseseve në karrierë.

Por, ajo që la më së shumti përshtypje ishte komenti i saj i dhënë për të parën herë për bashkëshortin aktual të së bijës dhe ish bashkëshortin.

Zonja Edibe, në dokumentarin e realizuar nga gazetarja Maki Bajrami, foli edhe për takimin e saj të parë me Adonisin, si një moment i sikletshëm për çdo person që takon prindërit e personit të zemrës.

‘Kur e takova Adonisin për herë të parë mu duk shumë djalë i mirë, shumë pozitiv që me të vërtetë rrezaton pozitivitet dhe veç thashë ishalla don Zoti dhe shkon gjithçka mirë. Tash e shoh që Teuta është shumë e lumtur, edhe Adonisi gjithashtu e më e rëndësishmja është që edhe Tara është e lumtur’ – u shpreh nëna e Teutës.

Për relacionin me Bleron, ajo tha se nuk ka pasur tradhëti dhe spekulimet e tilla kanë qenë vetëm për t’i nxitur mediat me i bo pëlqimet dhe leximet.

‘Respekt për Bleron, ai është baba i Tarës. Unë e respektoj atë po aq sa ai mu, dhe kjo do ndodh gjithmonë sepse ai është babai i Tarës’ – shtoi zonja Edibe. Dokumentarin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

Artikuj të ngjashëm