Blero uron Tarën për ditëlindje, ka dy fjalë për ish-vjehrrën e tij!

By

Këngëtari Blerim Muharremi, sit feston ditëlindjen e vajzës së tij të vetme, Tarës.

Siç di të bëjë vetëm ai, me një urim tejet special ai e ka uruar vajzën më të rëndësishme të jetës së tij, por në këtë urim, ka pasur edhe disa fjalë për ish vjehrrën e tij, nënën e Teuta Krasniqit.

Ai ka thënë se 7 vjet më parë, kur zonja Edibe e kishte thirrur në telefon i kishte dhënë lajmin më të mirë të jetës së tij.

Ne ketë datë para 7 viteve pranova një thirrje në telefon nga gjyshja jote teta Edibe. Ishte lajmi ma i mirë që kam marrë ndonjëherë në jetë de ishte lindja jote e dashura ime Tara. Falënderoj Zotin për bekimin që na dhuroi me ty. InshAllah i bën 107 vjet të shëndosha dhe të lumtura. Babi të uron më të mirat dhe më të bukurat e jetës. Urime ditëlindja e shtrenjta ime Tara”, ka shkruar Blero në profilin e tij në Instagram.

Blero ka një lidhje të fuqishme dhe të shëndoshë me vajzën dhe këtë e shprehë gjatë tërë kohës.

 

Artikuj të ngjashëm