Afrona sot feston ditëlindjen.
E dashura e këngëtarit Blero me këtë rast ka marrë një urim të veçantë nga ky i fundit, i cili me anë të një postimi në Instagram i ka treguar se sa e vlefshme është ajo për të.
“Shpirti yt, zemra jote, personaliteti yt, prekja jote, sytë e tu, buzëqeshja jote, aroma jote, ngrohtësia jote, karakteri yt, reflektimi yt. Bota ka nevojë për njerëz si ti! Por unë kam nevojë për ty më së shumti, babyLove. Urime ditëlindjen dashuria ime e përhershme. Ti je bota ime”, janë fjalët që Blero i ka shkruar përkrah fotografisë së postuar ku ai shihet duke e puthur Afronën.